A1 Report - Seanca plenare, Paloka: Konsensusin e goditet me thikë

2015-08-21 2

Nga foltorja e Kuvendit, Kryetari i grupit PD-së, Edi Paloka, mbajti fjalën për rendin e ditës. Ai i bëri thirrje deputetëve të mazhorancës të votojnë kundër këtij akti dhe menjëherë pas deklaratës së Palokës, përfaqësia e opozitës e përbërë nga deputetët, Paloka, Strazimiri, Halimi dhe Mediu u larguan nga seance.
"Goditja që iu dha konsensusit dëmton jo vetëm konsensusit por të ardhmen e këtij vendi që është bazuar në marrëveshjen që ne kemi arritur mes dy palëve. Një marrëveshje e tillë i është futur thika. Dje progres raporti i BE-së i hapi për herë të dytë rrugën statusit të vendit kandidat për Shqipërinë dhe kjo vetëm për meritë të PD-së por unë nuk e di se ku që Zoti Rama, e ka lexuar fjalën udhëheqjen në vend të fjalës bashkëpunim. Bashkëpunimi sot me këtë hap që do të ndërmerrni nuk duket në perspektivë dhe me udhëheqjen e Ramës nuk do të shkoni në BE por tek vendet me Senegalin. Rama ju ka mashtruar (tha Paloka, duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës) duke ju thënë se progres raporti ëshët pro aktit normative. I bëj thirrje të votoni kundër këtij akti jo për interes vetjak por për intersa kombëtare. Me goditje dhe atentate të tilla vërtet do të udhëhiqeni por ku do ju çojë kjo udhëheqje, do e shikoni shumë shpejt.