A1 Report - SHBA, arrihet marrëveshja për rritjen e tavanit të borxhit

2015-08-21 0

SHBA - Me 285 vota pro dhe 144 kundër, Demokratët dhe Republikanët arritën në një marrëveshje dypalëshe për të rritur në 16.7 trilionë dollarë tavanin e borxhit.
Ky projektligj shpëtoi SHBA-në nga gremina buxhetore dhe do të lejojë Departamentin e Thesarit, të vazhdojë të marrë borxh deri më 7 shkurt. Gjithashtu, projektligji do të financojë qeverinë deri në 15 janar, duke rihapur agjencitë federale dhe rikthyer qindra mijëra njerëz në punë.
Shtëpia e Bardhë lajmëroi se punonjësit federalë do të riktheheshin në punë ditën e enjte.
Presidenti Obama firmosi marrëveshjen mes dy partive duke e kthyer në ligj në orët e para të së enjtes. Por, marrëveshja ofron vetëm një zgjidhje të përkohshme dhe nuk zgjidh problemet buxhetore që ndajnë Republikanët dhe Demokratët.
Obama gjithashtu u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë se duhet të fitonin sërish besimin e popullit amerikan.

Free Traffic Exchange