Përfaqësues politikë dhe diplomatik vizituan BFI-në

2015-08-21 2

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare Islame hapi dyert për mysafirët, duke pritur figura të larta politike, përfaqësues të misioneve diplomatike e personalitete të fushave të ndryshme të jetës. Zv/kryeministri Musa Xhaferi përfaqësoi qeverinë duke ndarë urimin për paqe, nga selia e BFI-së.

"Ishim për një vizitë me rastin e festës së bajramit, Kurban Bajramit që kryetarit të BFI-së t'ia urojmë festën dhe nëpërmes këtij rasti të gjithë besimtarëve këtu në republikën e Maqedonisë dhe më gjerë t'ju urojmë festën e Kurban Bajramit dhe t'ju dëshirojmë që të kalojnë në harmoni familjare, miqësore dhe të kenë më shumë fat në të ardhmen", tha Musa Xhaferi, zv/ kryeministër i Maqedonisë.

"Unë sapo përfundova një vizitë në Bashkësinë Fetare Islame këtu në Maqedoni për të përcjell urimet më të përzemërta drejtuesve të Bashkësisë Islame dhe nëpërmjet tyre gjithë besimtarëve islam në republikën e Maqedonisë duke ju dëshiruar fat, gëzim e shëndet në familjet e tyre", u shpreh Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Ambasadori Çejku theksoi madje se gjatë takimit me kreun e BFI-së Rexhepi, u ndanë qëndrime edhe për progresin e Maqedonisë si dhe problemet me të cilat përballet institucioni më i lartë fetar mysliman. Ndër personalitet që vizituan BFI-në, ishte dhe kreu Komisionit për Marrëdhënie mes bashkësive fetare Valentina Bozhinovska. Bedri RExhallari

Free Traffic Exchange