Partitë politike me vlerësime të ndryshme për Raportin

2015-08-21 0

Partitë politike në vend u shprehën të ndara në vlerësimet e tyre lidhur me raportin e progresit. Për VMRO DPMNE-në Maqedonia është fituese morale për të pestën herë më radhë. Sipas Milloshovskit po të mos ishte bllokada e Greqisë, vendi ynë tash një kohë të gjatë do të ishte anëtare e BE-së. Raportin e progresit për Maqedoninë e ka përshëndetur edhe BDI-ja e Ahmetit. Vendimi sipas BDI-së duhet të pranohet si një nxitje e fuqishme për zbatimin intensiv të reformave por kryesisht si një përkrahje për zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së emrit si sfida më e madhe e vendit. LSDM-ja opozitare ka përshëndetur zemërgjerësinë e KE-së e cila sipas tyre nuk i bëri peng 95 për qind e qytetarëve të cilët besojnë në perspektivën evropiane.

"Ky rapor i KE-së është fitorja e pestë morale me radhë për Maqedoninë lidhur me kapacitetet e saj institucionale, të cilat janë dëshmua. Por do të jetë edhe i pesti me radhë, mesiguri, hubje e kredibilitetit të politikës për zgjerim të BE-së për shkak se për dallim nga KE-ja ku nuk vendoset njëzëshëm neë Këshillin e Evropës këtë dhjetorë pritjet e mija janë se sërish do të ballafaqohemi me veto nga Greqia fqinje", tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

"LSDM-ja përshëndet rekoamndimine 5 me rekomandimpër hapjen e negociatave të RM-së, dhe j vetëm se e përshëndesim, por e përshëndesim KE-në që kësaj rradhe nuk I bëri peng 95 për qind të qytetarëve të cilët besojnë në euro-integrimin e shtetit tone. Nuk I bëri peng të politikës së keqe të qeverisë së RM-së", deklaroi Gordan Georgiev, LSDM.

"Edhe pse ky është raporti më I keq pëtr përparimin e r. Maqedonisë në 5 vitet e fundit, PRSD-ja përshëndet rekomandimin për të pestën herë me radhë për hapjen e negociatave me BE-në.Na vjen keq që mbetet kushti që Maqedonia pa anulim të mëtejshmë ta zgjuidhë kntestin me greqinë. Shprehim shqetësimin tonë serioz pëtr vendosjen ekushteve dhe kritereve të reja nga KE për R. Maqedonisë", u shpreh Goran Misovski, PRSD.

"Edhe ky raport sikur raportet e viteve të kaluara nuk ka ndonjë rrisi me të cilën qytetarët e RM-së do të kishin hapësirë për tu lëvdëruar, apo për të qenë krenarë në lidhje me të arriturat në drejtim të procesit euro-integrues të vendit. Për fat të keq mendoj se edhe këtë vit sikurse vitet tjera, ky raport do të shfrytëzohet nga pozita si mundësi për të bërë reklama dhe për të bërë populizëm, ndërsa nga ana tjetër qytetarët e RM-së gjithnjë e më tepër I vuajnë konsekuencat e mosangazhimit serioz nga qeevria në kuptim të integrim të vendit në Unionin Evropian", tha Naxhi Xhelili, RDK. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange