A1 Report - Rreshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, Vlorë dhe Kukës

2015-08-21 11

Rrethi i Lezhës përfshihet në situata problematike sa herë që ka reshje të dendura shiu. Reshjet e mbrëmshme kanë krijuar sërish probleme në lagjen Beslidhja, 11 janari, si dhe në hyrje të rrugës së Shëngjinit, ku uji ka arritur në disa centimetra në rrugë. Fatmirësiht uji nuk ka depërtuar në banesa dhe qarkullimi ka vazhduar pas disa orësh bllokimi gjatë orëve të natës. Reshjet e dendura të këtij dimri do të krijojnë sërish situata përmbytjeje në disa zonë të rrethit të Vlorës. Shefi i emergjencave civile në qytetin bredgetar Faik Allushi thotë se zonat më të rrezikuara do të jenë komuna e Novoselës, zonë e Shushicës dhe pjësërisht Orikumi, pavarësisht masave që po merren për parandalimin e përmbytjeve. Reshjet e natës së mbrëmshme kanë shkaktuar probleme edhe në autostradën Morin-Kukës, pjëse e autostradës Kalimash-Morin.
Në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi I Kukësit" dherat që kanë rrëshqitur nga skarpatat anësore kanë zënë pothuajse tërësisht njërën pjesë të korsisë së rrugës.

Free Traffic Exchange