TIRANE- Komisioni Europian rekomandoi sot në mesditë dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Pas publikimit të progres raportit të përbërë nga 60 faqe, Komisioni Europian ka hartuar rekomandime, ku janë vendosur pikat kryesore të rrugës së Shqipërisë drejt plotësimit të kushteve për marrjen e statusit. Komisioneri Stefan Fyle lexoi edhe 5 rekomandime të reja pë Shqipërinë.
-Të vazhdojë reformën në administratë publike e cila të jetë e depolitizuar
- Forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe reformë në sistemin e drejtësisë
- Përpjekje më domethënës në luftën kundër korruopsionit
- Përpjekje më domethënëse luftën kundër krimit të organizuar
- Masa efektive për të përforuar mbrojtjen e të njeriut, edhe të drejtave të romëve, dhe implementimin e të drejtës së pronës