A1 Report-Përmbytjet tek ura e Kamzës, Basha: Gjashtë mijë qytetarë në situatë emergjente

2015-08-21 0

Kryetari i bashkisë Lulzim Basha shkoi sot paradite për të parë nga afër situatën e përmbytjeve tek Ura e Kamzës. Basha e cilësoi situatën si emergjente dhe shtoi se një fryrje e tillë e lumit në këto parametra ndodh një herë në 20 vjet. Për Bashën gjëndja është e jashtëzakonshme dhe kërkohet një zgjidhje e menjëhershme.

"Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm si rezultat i rreshjeve të pandërprera që kanë arritur kuotën e 60 milimetrave në më pak se 4 orë, lumi i Tiranës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur pjesë të mëdha të njësisë bashkiake nr.11 dhe më tej të bashkive dhe komunave kufitare. Mbi 6000 mijë qytetarë gjenden në këtë situatë emergjente në kushtet e përmbytjes. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima apo probleme me njerëz, ndonëse në disa raste evakuimi i banorëve është bërë te komshiu por ka dëme të mëdha materiale. Ka përmbytje të gjithë zonës çka ka krijuar situatë emergjente me të cilën po përballen këto qytetarë."- tha Basha.
Ai informoi se një numër i madh punonjësish të ndërmarrjes nr 2 dhe të policisë bashkiake janë në këtë pejsë perëndimore të urës së Kamzës që është dhe pjesa më e goditur. "Mbi 180 punonjës po punojnë për të bërë pastrimin dhe për t'i ardhur në ndihmë familjarëve me pastrimine ambienteve. Kjo është përpjekje e stërmadhe që kërkon shumë më shumë ndihma se kaq. Në këtë kuadër është e nevojshme që të ketë bashkëpunim me institucionet qëndrore për të ndihmuar punën dhe stabilizuar furnizimin me ujin e pijshëm ."- tha Basha.

Free Traffic Exchange