A1 Report-Tërmeti me magnitudë 7.1 godet Filipinet, regjistrohen 20 të vdekur

2015-08-21 1

FILIPINE - Një tërmet i magnidudës 7.1 ka goditur ditën e martë Filipinet duke marrë jetët e 20 personave.
Tërmeti shkatërroi disa ndërtesa dhe detyroi njerëzit të dilnin nëpër rrugë nga frika se mos mbeteshin nën rrënojat e ndërtesave.
15 të vdekur u regjistruan në qytetin Cebu. Ndërsa në provincën e Bohol dhe Siquijor numri arriti respektivisht në 4 dhe 1 të vdekur.
Shkaku kryesor i të vdekurve, ishin materialet e ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti.
Të paktën 33 persona janë shpallur të humbur.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 619 kilometra në juglindje të Manila-s, në afërsi të Catigbian i cili është provincë e Bohol.