A1 Report-Festohet Kurban Bajrami, falja në shi në bulevardin e Tiranës

2015-08-21 3

TIRANË - Mijëra besimtarë muslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Edhe pse mengjesi i sotëm është shoqëruar me reshje shiu, besimtarët janë mblidhur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke falur Kurban Bajramin, e duke uruar njëri-tjetrin për begati dhe mirësi në këtë festë të rëndësishme për ta. Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Selim Muça, uroi besimtarët me një mesazh për paqe, lumturi dhe gëzim në familje, duke u bërë thirrje për bujari dhe ndihmë ndaj të varfërve. Ai tha se kjo është një ditë e madhe, që ka në qendër të saj sakrificën, dhe në Kurban Bajram gëzon edhe i varfëri nga dhurimet që u bëhen. Ai uroi në mesazh se afrimi dhe bashkëpunimi që frymëzon Kurbani Bajrami tek besimtarët muslimanë të shtrihet edhe në gjithë njerëzit dhe kombin shqiptar.

Në këtë ditë, riti i faljes së Kurban Bajramit konsiston në lutjen nëpërmjet të cilës shprehet adhurimi për Zotin dhe më pas vjen predikimi. Për këtë ditë të shënuar theret një dash apo një dele, apo gjel, i cili i dedikohet Zotit. Familja që e ther mund të mbajë aq mish sa i duhet dhe pjesën tjetër duhet ta ndajë me familjet e varfra.

Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat.

Free Traffic Exchange