KORÇË - Gjykata e Korçës ka vendosur sot "arrest shtëpie" për kirurgun Nikolla Nunka dhe reanimatorin Ismail Uzuni, të cilët akuzohen për marrje ryshfetesh nga pacientët.
Reanimatori Ismail Uzuni, për të cilin kjo e sotmja ishte seanca e parë, ka mohuar të ketë marrë para nga pacientët, duke deklaruar se paratë e gjetura ishin të shtëpisë së tij.
Prokurori ka kërkuar ndaj të dyve, arrest me burg, por avokati mbrojtës i kirurgut Nunka është shprehur se ani nuk është fajtor dhe është një mjek i talentuar.