Festa e Bajramit, bakllava në sheshin e qytetit

2015-08-21 8

Festa e Kurban Bajramit ka bërë bashkë të gjithë nxënësit e shkollës fillore "Panajot Ginovski" në Shkup, pa dallim të fesë dhe përkatësisë etnike. Të gjithë kanë mbledhur artikuj të ndryshëm ushqimor, për t'ju ndihmuar familjeve të varfra dhe jetimëve. Koordinatorja e projektit Luljeta Hoxha tha se gjithsej do të ndihmohen 22 familje ndërsa tha se projekti realizohet në kuadër të projektit të mësim të integruar.

"Kjo është pjesa e parë e aktivitetit, do të përsëritet prapë për festën e pashkëve. Në këtë aktivitet do të jenë të përfshirë 23 familje, kryesisht familje të nxënësve të shkollës", tha Luljeta Hoxha, koordinatore e projektit.

"Ndjehem e kënaqur që marr pjesë në këtë aksion humanitar për shkak se të gjithë bashkë morëm pjesë në këtë aksion humanitar pa dallim të nacionalitetit dhe fesë dhe të gjithë bashkë kontribuojmë aq sa mundemi. Ky aksion është me rastin e festës islam Kurban Bajramit dhe një aksion të tillë do ta organizojmë edhe me rastin e festës së Pashkëve", tha një nxënëse.

"Është e mrekullueshme sepse marrim pjesë të gjithë së bashku pa dallim të kombit apo fesë dhe kjo o ndodhë pesë vite me radhë dhe jam shumë e lumtur", u shpreh një nxënëse.

"Unë ndjehem shumë mirë që këtë Bajram kemi me ju ndihmuar të gjithëve dhe do të vazhdojmë", deklaroi një nxënës.

Për nderë të Festës së Kurban Bajramit sektori i femrës pranë shoqatave 'Vizioni-M' dhe 'Merhamet' në sheshin e Shkupit ndanë bakllava për qytetarët. Përfaqësuesit e organizatave thanë se kjo është një mesazh i paqes, sakrificës por edhe bashkëjetesës në Maqedoni, kurse për kalimtarët e rastit që provuan bakllavanë, kjo ishte një mënyrë shumë e mirë e festimit dhe solidaritetit.

" Vendosën që në mënyrë festive, ta festojmë së bashku Bajramin pa dallim feje, kombësie sepse të gjithë ne jemi një popull të cilët jetojmë në këtë qytet e dimë të gjithë se Bajrami është festë e sakrificës dhe ky është qëllimi i tërë", tha Nylifer Sali, aktiviste.

A hëngrët bakllavë?

Po hëngra.

-Si ju duket ky manifestim?

Çdo manifestim kulturor, nga cilado fe është e këndshme dhe e mirë.

Festë është përse jo. Për here të parë po shoh kështu diçka por po më duket se nuk është keq.

Drejtueset e këtyre organizatave thanë se organizime të këtilla do të organizojnë edhe vitet e ardhshme për festat e Bajramit. Melihate Rustemi