A1 Report / Dhënia e gradave në Policinë e Shtetit, SHKB nis sot hetimin

2015-08-21 0

TIRANË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në polici, ka nisur sot hetimin e të gjitha dosjeve të oficerëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lajmi është bërë i ditur për Shqiptarja.com, nga burime të Ministrisë së Brendshme. Prej kohësh janë hedhur akuza ndaj drejtuesve të policisë, se kanë bërë selektime në mënyrën e ecurisë në gradë të oficerëve të ndryshëm, duke dhënë edhe gradime për oficerë policie që nuk e meritojnë.

Në fokus do të jenë verifikimi i marrjes së gradave nga Kryekomisar deri tek Drejtues i Parë. Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë të ditur se, do të çohen për ndjekje penale, të gjithë ata personat që gjenden me shkelje ligjore.