Lezhë, 2 prindër invalidë mbajnë 5 vetë me borxhe dhe kemp

2015-08-21 1

LEZHË - Nuk janë si të tjerët, pasi kushtet e jetesës nuk ua mundësojnë diçka të tillë, e ndërsa çdo ditë duhet të mendojnë si të sigurojnë bukën e gojës. Familja prej 5 anëtarësh e Ylli Çupit në fshatin Torovicë të Lezhës përballet me vështirësi që shkaktohen nga invaliditeti i dy bashkëshorteve dhe mosha e vogël e fëmijëve të tyre.
E ardhura e vetme e kësaj familjeje është 9 mijë lekë të siguruara nga kempi, por që s'mund të mjaftojnë për të mbajtur një familje me 5 persona. Ylli Çupi ndjehet në vështirësi kur duhet të prezantojë situatën e tij, por nuk ka asnjë zgjidhje tjetër.