Besnik Dervishi- Prefekti i ri i Vlorës, prezantohet nga Rama

2015-08-21 1

VLORË -- Kryeministri Rama ka prezantuar sot në Vlorë, prefektin e ri Besnik Dervishi, i cili u emërua tre ditë më parë nga Qeveria.

Rama tha: "Kam firmosur njeriun e duhur në krye të institucionit. Prefektura do të mbështesë zbatimin e ligjit. Zgjedhja e bërë nga Ministri i Brendshëm është duhura. I uroj përkushtim dhe sa më shumë frymë bashkëpunimi."

Dervishi e ka marrë dje në mesditë, institucionin, në dorëzim, nga paraardhësi i tij Eduard Veçani, pa praninë e mediave.