Skamja dhe mjerimi ka kapluar familjen Fetahu

2015-08-21 3

Varfëria dhe mjerimi janë pjesë e pandashme e familjes Fetahu nga lagjja Shuto Orizarë e Shkupit. Çdo skaj i shtëpisë ka nis të shembet ndërsa 6 anëtarët e kësaj familje janë të detyruar të jetojnë në lagështi deri në momentin e ndërtimit të një shtëpie te re. Kryefamiljari i shtëpisë Shaban Fetahu shprehet i shqetësuar për gjendjen e rëndë që i ka pllakosur skamja andaj bën thirrje për ndihmën e njerëzve human

"Unë ma shumë e kisha për shtëpinë, me më ndihmuar diçka me ndërtuar se jam në zor,diçka me u zgjerua pak, jam me një dhomë aty, mysafirët më vijnë unë nuk kam ku e shty mysafirin..Po për festa qysh ja boni, kur afrohet Bajrami, Ramazani e festat tjera, krejt shohin që ushqimin ta kenë më mirë? Po, ne për festa mundohemi me ndaj ndonjë denarë ama sikur që e bëjnë shokët unë nuk e bëj, e bëj atë që është më lirë, një dit feste do e kapërcej do të marr një kilogramë mish edhe do të kapërcej. A ka ndodhë që veç për festa me pas mishin në sofër? Ka ndodhë që edhe nuk ka pas hiq, ka ndodhë edhe kjo", tha Shaban Fetahu, kryefamiljar.

Ajo që mërzitet më shumë për këtë gjendje është zonja e shtëpisë Mazreke Fetahu e cila thotë se më vështirë e ka kur mbesën e saj 15 muajsh e sheh të rritet në këtë varfëri.

"Çka të na japin të tjerët, ashtu, edhe këto tesha ja ka dhënë një vajzë e vëllait sa mu bë idare, çka me bë. Me çka e ushqeni këtë fëmijë, a ka fillue me ngrënë ose pinë qumësht? Hanë bukë, supë ndonjëherë, qashtu, qumësht pi, lëngje. Përveç qumështit a i jepni me pi edhe diçka tjetër? Lëngje ndonjëherë kur kemi, kur nuk kemi nuk i japim. A do mi pi? Po i do, kur punojnë djemt i blejmë ndonjëherë. Lyp, kur vjen plaku i thot koka, i kërkon në xhep", u shpreh Mazreke Fetahu.

Vogëlushja Ajlinja edhe vetëm 15 muaj ka dëshira të shumta, të këtë rroba dhe lodra të ndryshme. Por, fatkeqësisht ajo festën e Kurban Bajramit do ta presë në gjendje të mjerueshme, me rroba të vjetra dhe me lodrën e vetme topin që mban në duar.

Melihate Rustemi

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund të kontaktojnë në numrin e telefonit:

+389 70 773 278

Ose përmes numrit të xhirollogarisë:

Name/Surname SADULA FETA
IBAN Code MK07210501667929211
Bank Name NLB TUTUNSKA BANKA A.D. SKOPJE
Bank Address Majka Tereza br.1
Country MAKEDONIJA
SWIFT TUTNMK22

Free Traffic Exchange