Zaev: Opozita lutet për datë për negociata me BE-në

2015-08-21 0

Kreu i opozitës maqedonase Zoran Zaev, lutet që Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave sepse kjo hapë rrugën drejt integrimit euro-atlantik, që sipas tij nuk nënkupton vetëm të mirat në fushën ekonomike por nënkupton edhe demokraci, liri të mediave, jetë më kualitative për qytetarët. Zaev madje tha se ai dhe partia e tij mundohen që të ndikojnë pozitivisht që të mund e gjithë kjo të realizohet dhe qytetarët të përfitojnë nga benifitet e lartpërmendura.

"Sikurse të gjithë në shtet edhe ne lutemi që të marrim date për negociata, të gjitha takimet tona të cilat I kemi me përfaqësues ndërkombëtarë, të gjitha aktivitete tona mundohemi që të ndikojmë pozitivisht që të marrim date për negociata. Jemi të bindur se vetëm bashkë në tregjet e mëdha me Bashkimin Evropian , me dyer të hapura për qytetarët tanë. Me kritere dhe shoqëri në të cilën vlen që të jetohet, do të arrijmë që si Republika e Maqedonisë ta përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve. BE-ja nuk nënkupton vetëm të mira ekonomike për qytetarët, por ajo nënkupton demokraci, liri të mediave, jetë më kualitative", tha Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.

Ndërkohë i pyetur rreth mundësisë së tërheqjes së anëtarëve të partisë së tij nga grupi punues për implementimin e rekomandimeve të Ad Hoc komisionit ai tha se nuk e dëshiron një gjë të tillë, por poqëse imponohet situata atëherë nuk përjashtohet edhe ajo mundësi, gjë që do të thellonte krizën politike në vend.

"Pushteti këtë që e bën, me vet momentin e paraburgimit të kryetarit të organizatës komunale të LSDM në Qendër dhe njëherit kryesues në komunën qendër, një nga komunat e rralla e cila ka nder të udhëhiqet nga opozita me të vërtetët dërgon porosi të keqe. Kjo është vetëm një demonstrim I frikës dhe forcës ndërsa është tragjike ajo që thuhet se është hulumtuar gjatë 2-3 viteve dhe se emri i aksionit është 'kryesues' dhe e gjithë lëndës e cila vet tregon se sa është i keq qëllimi I pushtetit. Opozita nuk ka ndërmend të hesht për këto çështje, ne jemi ata që duhet të thirremi të parët, ta inkurajojmë popullin dhe ta ndalojmë terrorin e ndjelljes së frikës dhe demonstrimin e forcës nga ana e pushtetit. Do t'i ndërmarrim të gjitha hapat që I kemi në dispozicion dhe duke ikur nga ajo që mund të jetë në dëm të Maqedonisë", deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së.

Çështja e tërheqjes së anëtarëve opozitarë nga Grupi punues u aktualizua menjëherë pas ndërmarrjes së aksionit 'kryesues'. Lidhur me aksionin kryesues u prononcua edhe ministrja e brendshme e cila porosit kreun opozitës që të mos vihet në mbrojtje të personit që ka kryer krim me vlerë mbi 1 milion euro. Sipas saj reagimi i LSDM-së bëhet në mungesë të fakteve dhe argumenteve. Ndërsa emri i aksionit mund të ishte çfarëdo. Jankulovska madje u shpreh se me rëndësi është nëse ka apo jo shkelje të ligjit. Bedri Rexhallari