Struganët kërkojnë zgjidhje të problemit me deponinë

2015-08-21 2

Deponia e mbetjeve urbane është kthyer një problem serioz për qytetaret e Strugës. Kjo ka
alarmuar edhe ekologet,të cilët japin alarmin se ky fenomen mund të jetë shkaktar i disa sëmundjeve infektive dhe kancerogjene,që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Më të shqetësuar janë banorët që jetojnë më afër kësaj deponie.

"Deponia e plehrave është ne vendin më të keq dhe na pengon. Nuk mundemi të rrimë në mbrëmje rehat, sidomos kur fryn ere vjen krejt tymi nëpër shtëpia dhe është e nevojshme të hiqen prej aty sa më shpejt".

"Ne prej atyre mbeturinave kemi shumë dëm, as dritare nuk lëmë hapur,as jashtë nuk rrimë,vjen momenti që kemi mysafir dhe duhet dritaret mbyllur, edhe derën, është tym i madh. Po të jetë e munduar të mbaroj kjo punë sa më shpejt të jetë e mundur".

"Në qoftë se vazhdon më tutje,qytetarëve të strugës u rrezikohet gjithnjë ea më shumë shëndeti i tyre dhe vet jeta e tyre. Veç atyre ju e dini se qytetarët e Strugës dhe më gjerë ju nënshtrohen sëmundjeve së shfaqjeve të tumoreve malinje dhe sëmundjeve kancerogjene. Pikërisht është ky burim të cilin e kemi neve afër dhe I cili mundëson që sa më shpejt të shfaqen këto lloj të sëmundjeve", tha Bekim Ziba, Shoqata për mbrojtjen e mjedisit"Vizio Vel".

Lidhur me problemin në fjalë, Kryetari i Komunës, Ziadin Sela, priti ditë më parë përfaqësuesin e disa prej kompanive belge të riciklimit të mbeturinave,Vasil Çabej. Pas takimit ai tha se qeveria belge ka financuar një studim fizibiliteti për menaxhimin e mbeturinave për rajonin Jug-Perendimor,e cila është bërë me kërkesë të Ministrisë së Ekologjisë të Maqedonisë.

"Studimi është pothuajse i përfunduar .Unë kam ardhur këtu për të parapërgatitur vizitën e kompanive belge që do të vijnë këtu pas një muaj. Ne shpresojmë që me këtë studim tu japim një bazë të mire për zgjidhjen e problemit të mbeturinave", tha Vasil Çabej, përfaqsues i kompanive belge të riciklimit të mbetjeve urbane.

Edhe Kryetari i Komunës Ziadin Sela, tha se ky projekt nuk do ngelet vetëm si projekt studimi,por do angazhohet që ai të realizohet në tërësi.

"Natyrisht që unë kam marrë angazhim që ta zgjedh këtë problem,i cili natyrisht që dëmton qytetarët e Strugës mbi të gjitha. Këtë vit me rebalanc buxheti ndamë më tepër para për mirëmbajtjen e kësaj deponie,por kjo nuk është zgjidhje e problemit. Qeveria belge ka bërë një studim për menaxhimin e mbeturinave për rajonin jug-perëndimor, për ne ky studim është i mirëseardhur dhe do jetë pikënisja nga e cila ne do të nisemi për ta zgjedhur këtë problem", deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Deponia e qytetit të Strugës, për vite me radhë ka qenë vendi më problematik për të gjithë qytetarët,të cilët e kanë kundërshtuar vendimin që u mor 5 vjet më parë, që kjo deponi të jetë aty ku është edhe sot, jo më larg larg se 300 metër larg zonës së banuar. Durim Etemi

Free Traffic Exchange