Ish të burgosurit politik shqiptar, padisin Maqedoninë në Strasburg

2015-08-21 1

Diskriminimi që u bëhet ish të burgosurve dhe persekutuarve politik shqiptarë kundrejt ish të burgosurit politik maqedonas e shpie Maqedoninë në Gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut. Ish të burgosurit politik shqiptarë kanë vendosur të kërkojnë të drejtën e tyre për dëmshpërblim në gjykatën e Strasburgut, pasi që siç thonë i kanë konsumuar të gjithë mekanizmat në institucionet vendore. Ata shprehen të sigurt se në Maqedoni ekziston Ligj i miratuar në vitin 2002, i plotësuar dhe ndryshuar në vitin 2005, që zgjidh problemin e të dënuarve politik, por që has zbatimin në praktik vetëm tek pala maqedonase e jo edhe tek ajo shqiptare. Ky diskriminim është pikënisja për të kërkuar drejtësinë në gjykatën ndërkombëtare të Strasburgut.

"Që nga qershori filluam procedurën dhe deri tani para disa ditësh kemi marrë disa akt-gjykime nga Gjykata e apelit dhe kjo do të thotë se juridikisht këtu në Maqedoni është mbyllur, ka mbaruar. Kjo është rruga jonë. Ne në këtë moment kemi arrit, i plotësojmë kushtet për të dërgua aplikacion në Strasburg, për realizimin e të drejtave tona. Në bazë të menit 6 të konventës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Bazë për gjithë këtë është ligji i cili është sjell për maqedonasit", deklaroi Shpëtim Pollozhani, kryetar i shoqatës së ish të burgosurve politik shqiptarë.

Ndërkohë Hetem Gavazi ish i burgosur politik shprehet se për të realizuar të drejtat e tyre u kërkohen dokumente të cilat vështirë sigurohen nga institucionet e vendit.

"Ka ngecje në labirintet e gjyqit, meqenëse gjyqi na përcjell prej njërit në tjetrin gjyq, prej atij Themelor në atë Administrativ, por edhe kërkojnë me nxjerr vërtetime, certifikata në ministrinë e politikës sociale ku nuk ekziston një Komision i cili duhet ta kryej këtë punë. Ne i dorëzojmë kërkesat atje, ata na kthehen si të parealizuara, sepse nuk ekziston një komision i tillë dhe ata nuk na i japin ato vërtetime", tha Hetem Gavazi, ish i burgosur politik.

Bëhet fjalë për 15 kategori të të persekutuarve që datojnë që nga viti 43 e këndej, që arrijnë numrin e mbi 20 mijë personave. Ndërkohë që të burgosur politikë janë regjistruar diku afro 5200. Nga shoqata e ish të burgosurve politikë shprehin indinjatën se çështja e zgjidhjes së statusit të tyre nuk është as në pyetësorin e bashkimit Evropian, për Maqedoninë, që janë pikënisje për fillimin e negociatave. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange