Gratë janë të lëna pas dore, sidomos ata të vijnë nga fshatra të malësisë. Ato kanë kritikuar institucionet se për gratë që jetojnë në zonat rurale kujtohen vetëm një ditë në vit. Kështu kanë deklaruar disa nga gratë e fshatit Shipkovicë që sot morën pjesë në organizimin e ditës ndërkombëtare të gruas rurale, që u organizua nga Komuna e Tetovës, USAID dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore .
"Është e vërtetë se grat nëpër fshatra janë të lëna pas dore, sidomos këto në malësi dhe kjo do me thënë që grat duhet të mbështeten nga dikush pa marr parasysh nëse janë institucione apo shoqata", tha Ramie Halili, banore e Shipkovicës.
"Unë mendoj se shumë janë të lëna pas dore dhe është e nevojshme një përkrahje nga institucionet sepse mendoj që grat tona kanë aftësi dhe mundësi ti bëjnë këto ushqime mbledhja e frutave kemi shumë mundësi dhe shumë resurse këtu prandaj duhet shfrytëzuar sa më shumë këto resurse dhe duhet një ndihmë nga qeveria nga komuna dhe institucione tjera", u shpreh Bije Halili, nga Shipkovica.
Në këtë aktivitet, kryetarja e Komunës së Tetovës, tha se do të bëj çmos që gratë sa më shumë të mundë të kyçen në vendimmarrje.
"Gjatë tërë periudhës së fushatës tendencë e jona ka qenë që ti lëvizim grat me mundësi që më tutje të mundemi ti forcojmë ata sa më shumë. Ideja me USAID dhe shoqata tjera ishte që të gjejmë një mënyrë më shumë për ta përkrahur këtë aktivitet të grave dhe atë ta përforcojmë më tepër", deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.
Ky aktivitet është përkrahur edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Pol Uolers i cili bashkë me zonjën tij morën pjesë sot në shënimin e kësaj ditë ku gratë e fshatit Shipkovicë ekspozuan edhe punimet e tyre të dorës dhe gatimet tradicionale. Bashkim Sulejmani