Një kontroll rutinë i policisë Fierit ka shpëtuar nga rrëmbimi në vajzë 9-vjeçare në lagjen "Konferenca e Pezes" të këtij qyteti. Ndërsa po patrullonin me makinë, efektivë të policisë kanë pikasur vogëlushen që qante pranë hyrjes së një pallati, ndërsa janë drejtuar tek ajo. Në momentin që është afruar punonjësi i polici aty është shfaqur nje djalë i ri, i cili është identifikuar si shtetasi, Kristjano Binjaku, 22 vjeç, i cili është konfrontuar me punonjësin e policisë. Ky i fundit dhe me ndihmën e kolegëve të tij kanë mundur ta arrestojnë 22-vjeçarin dhe e kanë dërguar në ambjentet e komisaritit të Fierit, ndërsa mendohet se qëllimi i tij ishte rrëmbimi i 9-vjeçares.