Opinion Erion Brace dt 10 tetor

2015-08-21 0

Deputeti i PS, Erion Braçe komentoi në studion e "A1 Report" lirimet nga detyra dhe emërimet e reja të qeverisë Rama.

"Pse priste drejtori ta hiqte ministri? Ata duhet të kishin ikur vetë. Ishin kandidatë në listat e PD për deputet disa. Kanë dalë në mitingje si militantë. Është një takëm i tërë njerëzish".

Braçe i është referuar edhe kreut të PD, Lulzim Basha: "Ku është fati i portalit për aneksat e punonjësve të pambrojtur? Nuk është hequr njeri tjetër veç militantëve, të tjerët janë në punë".

"Bojkoti është konsolidimi i Lulzim Bashës. Do të shmangë protagonizmin e gjithë të tjerëve që nga gara formale ku u vendos kush ishte kreu i PD. Do të shmangë protagonizmin e tyre. Secili atu në Kuvend është gojtar. Unë kundërshtar i kam por kjo është e vërtetë. 8 vjet në pushtet i ka bërë të mësojnë, gjëra që Basha nuk i di se nuk ka punuar në këtë vend. Ka ndenjur në zyrë".

Free Traffic Exchange