Krujë, tre shpërthime brenda 48 orësh, dëme materiale

2015-08-21 2

Tre shpërthime kanë ndodhur në rrethin e Krujës gjatë 48 orëve të fundit. Shpërthimi i parë ka ndodhur në zyrën e një avokati në qytetin e Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orë 01.00 të mëngjesit duke u gdhirë dita e djeshme në qendër të qytetit. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, shpërthimi i eksplozivit ka ndodhur në zyrën e avokatit Shkëlqim Frangut, 50 vjeç. Mësohet se zyra e avokatit ndodhet vetëm 20 metra larg nga Komisariati i policisë së Krujës dhe 10 metra nga gjykata. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.