Harta e Australisë e shekullit të 17 shfaqet për herë të parë në publik

2015-08-21 4

Një hartë e shek. të 17 të New Hollad do të shfaqet për herë të parë në publik pasi ishte harruar se ekzistonte prej një shekulli.

Mjeshtri i kartografisë i Dutch East India Company, Joan Blaeu, krijoi hartën në vitin 1663. Ajo formonte bazat për të gjitha hartat e tjera të New Holland, emri historik i Autralisë së sotme.
Kapiteni James Cook përdori një hartë më shkallë të lartë për të vizatuar hartën e Australisë në vitin 1770.

Libraria Kombëtare e Australisë, e bleu hartën pasi ajo u zbulua në një magazinë në vitin 2010 në Suedi. Harta e cila është shumë e brishtë, po punohet nga 4 persona për t'a kthyer sado pak në gjendjen e mëparshme.