Basha- Ramës: Tërhiq aktin normativ për nëpunësin civil

2015-08-21 0

TIRANË- Kryetari i PD-së nga selia demokratike i kërkon Ramës të tërheqë aktin normative dhe tu drejtohet procedurave normale. Deklarata e Lulzim Bashës u bë pak kohë pasi Rama nga foltorja e Parlamentit, e cila u bojkotua sot nga opozita, ftoi PD-në për consensus.

Basha thotë se është Rama i cili prishi konsensusin dhe quan aktin më të rëndë në historinë e pluralizmit.

"Është akti më i rëndë në historinë 20 vjeçare të pluralizmit. Akti normativ, është dhe mbetet një fakt. Shkatërron konsensusin, marrëveshjen dhe votën unanime në një nga tre ligjet kusht për integrimin. Asnjë nuk ka ndryshuar. Nuk kërkon konsensus, por nënshtrim. Ai kërkon që të ndryshojë një ligj me 3/5. Opozita shqiptare do të mbrojë një ligj të miratuar me unanimitet. Së dyti, është ai që i ka prerë rrugën dialogut, duke miratuar në errësirë, një akt normativ që prishi konsensusin.

Eksperët e BE, kishin parashikuar hyrjen në fuqi të ligjit, 15 ditë pas votimit në Kuvend. Ishte opozita e atëhershme që ligjit të hynte në fuqi në 1 shtator e ishte mazhoranca e kohës që pranoi. Ishte prap PS-së që kërkoi hyrjen në fuqi të ligjit në 1 tetor e kështu u arritur marrëveshja, duke i lënë 3 muaj kohë për përgatitjen e amendimeve.

Këto janë gënjeshtra që thuhen para shqiptarëve. Ligji është i zbatueshëm, por bën të pazbatueshëm emërimet që duan të bëjnë, siç kemi parë emërimet e fundit, si dogana, tatimet etj. Ta heqë këtë thikë pas shpine që i ka ngulur konsesusit. Tërhiq aktin normativ dhe drejtoju procedurave normale. Ky është një kusht kushtetue. I them të tërheqë këtë thikë që i nguli në shpinë konseusit, këtë pabesi që i bëri konsesusit."