LEZHË - Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në rrugët e Lezhës. Shiu ka rënë gjatë gjithë natës ndërsa në mëngjes ka pasur vështirësi kalimi në aksin Lezhë-Shëngjin.
Në një gjatësi rruge prej 200 metrash në lagjen "Xhenjo", niveli i ujit ka arritur në 50 centimetra lartësi. Në këtë aks lëvizja e makinave bëhet me shumë vështirësi.