Ministrja Gjermeni në A1Report: Do të ndërtohet Xhamia e Namazgjasë

2015-08-21 1

TIRANË - Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni e ftuar në studion e televizonit A1Report deklaroi se Xhamia e Namazgjasë do të ndërtohet. Vendimi i dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e xhamisë është konfirmuar edhe nga Kryeministri i vendit, Edi Rama.

"Xhamia e Namazagjasë do të ndërtohet, u konfirmua edhe nga Kryeministri Rama. Në atë vend do të ndërtohet xhamia. Është pezulluar ndërtimi i godinës polifunksionale në një zonë që është me vlera historike. Ministria e Kulturës do të bashkëpunojë me Komunitetin Mysliman për të realizuar vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit".

E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi për objektet pa leje, Gjermeni u shpreh se do të bëjnë çdo gjë është e mundur për të penalizuar ndërtimet pa leje dhe se po punojnë për të krijuar një hartë për identifikimin e të gjitha zonave dhe ndërtimeve pa leje. Gjermeni shtoi se duke ndaluar ndërtimet pa leje, në këtë mënyrë rikthejnë besimin tek qytetarët dhe japin mesazhin se ligji ekziston.

Free Traffic Exchange