Ministrja italiane, Bonino: Në dhjetor statusi është i mundur

2015-08-21 1

TIRANË - "Në dhjetor Shqipëria ka shumë mundësi që të marrë statusin e vendit kandidat dhe Italia ka qenë dhe do të jetë një mbështetëse e fuqishme për Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian". Deklarata është bërë nga ministrja italiane e Punëve të Jashtme, Emma Bonino e cila po zhvillon një vizitë në vendin tonë.

Kryetari i Kuvendit ka pritur ministren e Jashtme të Italisë, Emma Bonino. Gjatë takimi është biseduar për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe bashkëpunimin ekonomik. Bonino deklaroi se nuk ka asnjë shtyrje të projektit TAP, duke qenë një nga prioritetet e Italisë.

Pas takimit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se, "këto marrëveshje të partneritetit strategjik mes dy vendeve do të çojnë përpara marrëdhëniet tona". "Këto marrëdhënie do të kenë një të ardhme të shkëlqyer sidomos në aspektin ekonomik për të rimëkëmbur ekonomikë", tha Meta.

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino tha se, "kjo është një vizitë e gjerë e jo vetëm një takim me homologun tim shqiptar. Unë kisha një takim me kryeministrin, tani me kryetarin e Kuvendit dhe më pas do të zhvilloj një takim me gratë sipërmarrëse në Shqipëri e do takoj edhe sipërmarrësit".

"Inkurajova kryeparlamentarin që të intensifikojë marrëdhëniet me homologët e tyre", tha Bonino. E pyetur për shtyrjen e votimit të projektit TAP, Bonino tha se, "nuk ka asnjë problem. Thjeshtë ishte një shtyrje në Senat për shkak të ndryshimeve në projekt. TAP është një përparësi e jona".

Free Traffic Exchange