LSDM: Maqedonia po shndërrohet në shtet gjobash

2015-08-21 0

Maqedonia po shndërrohet në shtetet gjobash. Në çdo fushë të jetës qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe BDI propozon gjoba për qytetarët, kështu u shprehën sot deputetët e LSDM-së gjatë punës së Komisionit për arsim dhe shkencë. Sipas tyre nuk janë imun ndaj gjobave as edhe ata që merren me veprimtari hulumtuese shkencore. Të cilët në bazë të ligjit për veprimtari hulumtuese do të gjobiten 1-2 mijë euro poqëse punimet e tyre nuk i publikojnë në ueb faqen www.nauka.mk. Andaj edhe përmes amendamenteve kërkuan përgjysmimin e gjobave.

"Këtë amendament e propozojmë sepse vlerësojmë se gjoba e paraparë prej 1 deri në 2 mijë euro është tejet e lartë, duke pas parasysh gjendjen rëndë ekonomike në Republikën e Maqedonisë. Propozojmë që kjo gjobë të zvogëlohet dhe nga 1-2 mijë euro të ndërrohet me 500 deri në 1000 euro", deklaroi Biljana Kazanxhiska, LSDM.

"Amendamenti nuk pranohet. Vlerësojmë se gjobat e propozuara janë të mjaftueshme, posaçërisht për qëllimin që duhet të arrihet. Ne nuk kemi për qëllim të shqiptojmë dënimet, por kemi për qëllim që ti motivojmë dhe në anën tjerë të rregullojmë me ligj procedurat që ato punime të vendose në ueb faqe, për shkak të nevojës dhe dobisë shoqërore të tyre", tha Spiro Ristovski, ministër i arsimit.
Ndërkohë deputeti Mitre Veljanoski i u shpreh se gjobat që parasheh qeveria janë aq të larta saqë nuk korrespondojnë me gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve.

"Në rast se i shqiptoni gjobë një arsimtari me rrogë mesatare diku afro 350 euro, gjobë prej 5 mijë, 7, 7 mijë, apo 2 mijë euro, dhe kur të kihet parasysh vetëm një i punësuar në atë familje, atëherë leni një familje pa kurrfarë të ardhurash vetëm me një gjobë". Frikëson vegla që në çdo ligj shteti po shndërrohet në bishë. Në ët gjitha zgjidhjet ligjore i tejkaluat të gjithë kufijtë e mundur", tha Mitre Veljanoski, LSDM.

"Këto sanksione të parapara, të themi gjoba, unë më së shumti i shoh si porosi nga shteti deri tek shoqëria se seriozisht duhet qasur këtyre çështjeve, apo ndaj këtij obligimi të ri të shkencëtarëve, të njerëzve që merren me institucionet arsimore. Unë këtë nuk e shoh si hakmarrje të shtetit ndaj qytetarit por si manifestim të seriozitetit", u shpreh Aleksandar Spasenovski, VMRO-DPMNE.

Edhe përkundër kundërshtimit të ashpër të opozitës, propozim ligji në fjalë me votat e deputetëve të mazhorancës kaloi në procedurë të mëtutjeshme dhe së shpejti do të gjendet në seancë plenare për miratim. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange