Rama: Një thesar në duart e trafikantëve, ikona të vjedhura

2015-08-21 1

TIRANE- Të 1077 veprat e artit të sekuestruara mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit për shkatërrimin e një kupole të trafikantëve të veprave të artit u ekspozuan sot në mesditë në ambientetet e Galerisë së Artit.

Vetë kryeministri Edi Rama shkoi në Galeri për të inspektuar veprat e vjedhura por dhe për të falenderuar policinë për operacionin e përkufizuar "të jashtëzakonshëm" si nga kryeministri por dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.


"Jemi këtu për t'i dhënë rëndësinë që ka ky operacioni i jashtëzakonshëm. Operacioni më i madh atintrafik në këtë fushë i zhvilluar në gjithë këto vite batërdie, rrënimi dhe shkatërrimi. Faleminderit për ata që e mundësuan kapjen e kësaj bande apo e kësaj bërthame banditësh të veprave të artit.
Është e domodoshme të thuhet se kjo betejë sapo ka nisur, sepse trashëgimia jonë kultore është në rrezik si askund tjetër", tha Rama pasi pa nga afër ikonat e sekuestruara.