Rreth 600 familje në fshatin Peshtan të Fierit prej dy muajsh po vuajnë për ujin e pijshëm.
Banorët shprehen se e kanë ngritur zërin në komunë, por kanë marrë vetëm premtime se shume shpejt kjo situatë do të rregullohet.
E derisa të merren masa për zëvendësimin e pompës së djegur me një të re apo të ndonjë problemi tjetër, banorët do të mbushin ujë në burimet apo përrenjtë që ndodhen në zona të largëta, ku vetëm kafshët mund të kalojnë - thonë banorët.