Nëpunësi civil, akti normativ kalon në Komisionin e Ligjeve

2015-08-21 0

Akti normativ i qeverisë lidhur me statusin e nëpunësit civil, kalon në Komisionin e Ligjeve. Opozita nuk ishte e pranishme në seancë.

Akti do të hidhet për miratim seancën plenare të ditës së enjte, i cili do të kërkojë 84 vota për tu miratuar, vota që mazhoranca i ka.

"Ligji duhej të shtyhej. Nuk mund të zbatohet pa aktet nënligjore. Ligji krijon pasojat financiare të paparashikuara më parë. "- tha deputeti i PS-së Ilirjan Celibashi.

"Kërkuam që aktet te hyne ne fuqi pas 6 muajsh. Ka edhe 30 akte të tjera nënligjore që duhet te miratohen. Detyra e kuvendit eshte te rregulloje këto akte"- tha deputetja e PS-së Vasilika Hysi.