Burgim të përjetshëm Ilir Xhakjes vrau komisarin Adem Tahiraj

2015-08-21 7

Mbetet përjetë në burg, Ilir Xhakja, njeriu që vrau ish-komisarin e Shijakut Adem Tahirajn në krye të detyrës. Në momentin e dhënies së vendimit nga gjykata, ai nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Pas 27 seancave, ku Xhakja me anë të avokatiti të tij Andi Duraj, kërkoi nga gjykata të shmangte burgimin e përjetshëm, gjykatësi Bardhyl Dhama pranoi kërkesën e Prokurorit të Krimeve të Rënda, Eugen Beci dhe e dënoi me burgim të përjetshëm vrasësin e ish-komisarit të Shijakut Adem Tahiraj.

Sipas Prokurorisë, Xhakja akuzohet për: "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Adem Tahirajt"; "vrasje e mbetur në tentativë ndaj shtetases Lena Ndoka"; "kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik" si dhe "mbajtje pa leje të armeve luftarake".