LSDM: Veljanovski fsheh ligjet e medias nga Raporti

2015-08-21 0

Opozita ka akuzuar sot kreun e Kuvendit Trajko Veljanoski se po tenton të fshehë projekt ligjet për mediat. Sipas deputetes Vesna Bendevska, ky veprim i Veljanoskit ka shkaktuar shqetësim serioz tek misionet që vëzhgojnë procesin integrues të Maqedonisë, veçanërisht në pjesën e lirisë së mediave. Sipas saj, ligjet në fjalë parashikojnë që nën kontroll politik të vihen edhe ato media siç janë ueb-faqet dhe gazetat. Një situatë e tillë bëhet akoma më kritike, kur këtë vit, Komisioni Evropian pritet të shtojë një kriter të ri për Maqedoninë, të ashtuquajtur 'Kultura Metiadike'

"Prej mbrëmë, është bërë e qartë tashmë se do të marrim rekomandim me kusht për përcaktimin e datës, dhe përveç kushteve që kishim vitin e kaluar, do të kemi edhe një kusht të ri i cili është quajtur 'Kulturë mediatike'. Ky është kusht me të cilin BE-ja kërkon nga Maqedonia të heq duart partiake, fuqinë, ndikimin dhe presionin ndaj mediave", tha Vesna Bendevska, LSDM.

Bendeska nuk përjashtoi edhe mundësinë se, si rezultat i këtyre ligjeve, Maqedonia të jetë vendi i parë që vitin e ardhshëm të humbë rekomandimin për fillim negociatash.

"Do të jetë edhe më tragjike nëse Trajko Veljanoski na kumton se do të vazhdoj debati rreth ligjeve katastrofave....atëherë është përfundimtare se BDI-ja dhe VMRO DPMNE-ja do të hyjnë në një aventurë të çmendur politike, të miratojnë ligje të tilla... atëherë të mos habitemi se vitin e ardhshëm do të evidentohemi si vend pa liri shprehjeje dhe të na merret edhe rekomandimi", u shpreh Vesna Bendevska, LSDM.

Ndërkohë, kreu i SHGM-së Naser Selmani porositi qeverinë që të mos ngutet me miratimin e projekt/ligjeve për mediat, duke pasur parasysh qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve për këto ligje. Selmani kërkoi madje një raund të ri debatesh të cilat do të ndikonin në përmirësimin e ligjeve për mediat. Sipas Selmanit, me shtyrjen e miratimit të ligjeve nga Kuvendi, Europa nuk ka për t'u mashtruar.

"Mendoj se nëse qeveria mendon se me shtyrjen e ligjeve dhe me miratimin e tyre pas publikimit të raportit do të arrijë diçka... kjo nuk qëndron sepse është Këshilli i Ministrave dhe Kryeministrave të vendeve anëtare të BE-së që në dhjetor do të konfirmojnë ose jo rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE", u shpreh Naser Selmani, kryetar i SHGM.

Më 3 tetor, kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski ndërpreu seancën e 72-të të Kuvendit duke pamundësuar fillimin e debatit rreth projekt/ligjeve për mediat. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange