Autubosi i Tiranës së Re me targa AA 620 AI në pronësi të "Alba-Trans" ka aksidentuar dy të mitur, 12 dhe 14 vjeç, rreth orës 16:30 minuta.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin "Nënë Tereza", kur autobusi ishte duke lëvizur. Nga vendi i ngjarjes gazetari i A1 Report, Arsen Rusta, raporton se, shoferi i autobusit, ka rezultuar në gjendje të dehur, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Kanë qenë pasagjerët që kanë dhënë alarmin dhe shoferi e ka ndaluar automjetin. Ata kanë njoftuar edhe policinë që ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Dy të miturit, që janë lënduar në ngjarje, kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë dërguar në shtëpitë e tyre.