Presidenti i Republikës Bujar Nishani nis konsultimet me krerët e Grupeve Parlamentare për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatit që do të mbajë postin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetarit aktual të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja në muajin maj të vitit 2010 u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i po atij viti është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, në këto kushte i ka mbaruar mandati.
Pikërisht shqetësimi për përfundimin e mandatit të kreut të Kushtetueses ka bërë që Presidenti Nishani të ftojë krerët e grupeve parlamentare në këshillim për emërimin.
I pari që u prit nga Nishani ishte kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi takimi nisi në orën 10:00 dhe zgjati 30 minuta. Pas takimit Ruçi nuk pati asnjë prononcim për median.