Ka 10 dite që ministri i Mjedisit ka nxjerrë urdhrin për mbylljen e menjëhershme të të gjitha furrave në rrethin e Krujës.
Ky vendim u prit mjaft mirë nga gjithë opinioni në këtë rreth, por pati edhe të tjerë, që u treguan mosbesues në zbatimin e tij. Në fakt, furrat vazhdojnë punën normalisht dhe vendimi nuk ka gjetur zbatim.
Ato si gjithmonë vazhdojnë të përdorin si lëndë djegëse goma makinash, mbetje plastike, si edhe mbetje teknologjike të fabrikave të këpucëve, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë rreth, madje duke importuar edhe nga rrethe të tjera.