Grabiten në furgonin e bankës 3 mln lekë të Spitalit Amerikan

2015-08-21 1

Grabiten 3 milionë lekë në filialin e Spitalit Amerikan në lagjen Laprakë të Tiranës.

Siç informon gazetari i "A1Report", Arsen Rusta nga vendngjarja, vjedhja është zbuluar rreth orës 16:45, teksa thesi me para po transportohej nga financa e spitalit drejt makinës së sigurisë së policisë private "Octapus", me targë TR 0731M, në hyrje të Spitalit Amerikan, filialit që gjendet brenda mjediseve të Spitalit Ushtarak në Laprakë, e më pas do të niseshin drejt një banke të nivelit të dytë, një ritual i përditshëm ky.

Mungesa e shumës prej 3 milionë lekë të reja është konstatuar teksa transportonin thesin drejt makinës. Sipas burimeve nga Spitali Amerikan, paratë në çastin e grabitjes kanë qenë nën dorëzimin e punonjësve të Raiffaisen Bank.

Free Traffic Exchange