Urdhri i fundit/ Gardistët nuk do të marrin armë në shtëpi

2015-08-21 6

TIRANE- Nënoficerët e Gardës së Republikës nuk do të marrin më armën në shtëpi për ta mbajtur atë dhe jashtë kushteve të shërbimit. Përmes një urdhëri të prerë të dhënë vetëm dy ditë më parë, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako ka kërkuar që të gjithë nënoficerët e Gardës së Republikës pas përfundimit të shërbimit, do të dorëzojnë në repartin përkatës armët e tyre për të udhëtuar në drejtim të shtëpisë dhe në kohën e lirë i paarmatosur.

Mësohet se një urdhër i tillë prek një numër shumë të madh punonjësish të Gardës, pasi pjesa më e madhe e tyre janë nënoficerë. Ndërkohë që urdhëri i nxjerrë për Gardën e Republikës nuk prek oficerët, të cilët ashtu sikurse më parë do të kenë të drejtën e mbajtjes së armës dhe pas përfundimit të shërbimit ditor sipas detyrës. Mësohet se urdhëri i Komandantit të komanduar të Gardës së Republikës, Gramoz Sato për dorëzimin e armëve të shërbimit për nënoficerët në momentin që përfundojnë atë, ka nisur të zbatohet që ditën e djeshme. Teksa nënoficerët gardistë kanë lënë në repart armët e tyre pas përfundimit të punës, për t'i marrë sërish ditën që do të kenë shërbim sipas grafikut.

Urdhëri i dhënë për dorëzimin e armës nga ana e nënoficerëve të Gardës në fund të orarit të shërbimit në repartin respektiv është në kuadër të përpjekjeve për të reformuar Gardën por dhe për të parandaluar përdorimin e armëve të shtetit në shërbim të punës jashtë orarit nëpër ambjente private, resorte turistike, kazino dhe lokale të tjera luksi.

Free Traffic Exchange