ames E. Rothman, Randy W. Schekman dhe Thomas C. Südhof kanë fituar çmimin Nobel në mjekësi për zbulimin e tyre në mekanizmin që kontrollon transportin e parcelave lidhur me membranën, apo "fshikëzën" nëpërmjet qelizave të krijesave të gjalla.
Shpjegimi i këtij zbulimi është i thjeshtë. Qelizat prodhojnë molekula si hormone, citokina dhe enzima të cilat duhet të dërgohen në vende të ndryshme brenda apo jashtë qelizës, në një kohë të caktuar.