Sulmohet me armë makina e shoferit të deputetit Sadri Abazi

2015-08-21 17

Sulmohet me armë makina "Benz Mercedez ML" ngjyrë e zezë në pronësi të shoferit të deputetit të PS-së, Sadri Abazi. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në mesnatë në rrugën "Babë Rexha", në zonën ish-parkut të autobusave.

Nga të dhënat e para mësohet se shoferi deputetit, i identifikuar me emrin Nazmi Kaca është sulmuar. Lajmi është konfirmuar mëngjesin e sotëm nga burime të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme që nisën hetimet dhe disa orë më vonë zbardhën ngjarjen, duke nxjerrë në pah se ngjarja nuk ka lidhje me deputetin Abazi, por me një grindje në një pikë bastesh. Deputeti Abazi pohoi në 'A1 Report" se ngjarjen e mësoi nga televizioni.