Profesori i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Gjovalin Shkurtaj ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në studion e "A1 Report" për të folur mbi problemet e gjuhës shqipe në administratë, media, kudo në shoqëri.
Profesor Shkurtaj ka propozuar që shqipja të jetë si gjuhët e mëdha, të jepet provim si Toefli për këdo që dëshiron të zërë një vend pune dhe të vlerësohet në bazë të aftësive. Ai ka kërkuar nga qeveria e re, që të miratojë një ligj për standardin e përdorimit të gjuhës shqipe në një front të gjerë.
"Nuk kemi lënë gjuhë pa vlerësuar përveç gjuhës shqipe", ka shprehur shqetësimin e tij prof.Shkurtaj.