Nesër, mbi 162 mijë studentë nisin vitin akademik, por jo Ekonomiku

2015-08-21 1

Studentët e cilklit 3-vjeçar dhe ata të vitit të parë master të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin shtetëror të Tiranës, ndyshe nga fakultetet dhe universitet e tjera në vend nuk e nisin nesër vitin e ri akademik.

Shkak për këtë vonesë janë bërë provimet e shtatorit, të cilat nuk u zhvilluan si pasojë e protestave të pedagogëve dhe studentëve të këtij fakulteti për pezullimin e punimeve të një pallati në territorin e tij.

Burime pranë këtij fakulteti bëjnë me dije se rreth 3500 studentëve u duhet që të presin edhe një javë për të nisur vitin e ri akademik.

Ndërkaq, nesër mbi 162 mijë studenë dhe mbi 10 mijë pedaogogë në të gjitha universitetet shtetërore dhe private të vendit nisin vitin e ri akademik 2013-2014.