Në Dibër është organizuar panairi me produkte tipike të qarkut, në vazhdën e traditës, me pjesëmarrjen e të gjithe fermerëve, jo vetëm nga Dibra, por edhe nga trevat shqiptare në Maqedoni, si Dibër e madhe dhe Gostivar.
Ky event, për shkak të ndryshimeve politike në vend, nuk është mbështetur nga pushteti qendror, ndaj dhe fermerët vendosën të ndërmarrin organizimin e këtij panairi të mbështetur nga Këshilli i Agrobiznesit dhe organizata të tjera të interesuarë për të bërë të mundur që fermeri të mos dëmtohet psikologjikisht për shkak të ndërprerjes së këtij panairi.
Një punë e mirë, sipas organizatorëve, është bërë edhe nga e drejtuesve të komunave për sjelljen e fermerëve dhe pjesëmarrjen e tyre në panair.
E veçanta në këtë panair ishte cilësia dhe llojshmëria e prodhimeve duke dëshmuar edhe njëherë dashurinë dhe përkujdesjen e madhe që ka fermeri dibran për bujqësinë dhe tokën e tij, por edhe interesin që ata kanë për tokën, pasi një numër i madh i tyre janë kthyer përfundimisht nga emigrimi për t'iu përkushtuar tërësisht asaj.