"Jetoni shëndetshëm në zonat rurale" ka qenë kjo motoja e një projekti shqiptaro-maqedonas që po vihet në zbatim në qarkun e Dibrës. Ky projekt sipas organizatorëve synon edukimin e fermerëve të rinj dhe krijimin e mundësive të një jetese më të mirë në vendin e tyre me qëllim shmangien e emigracionit në shtetet e huaja.
Po ashtu ky projekt synon t'u vijë në ndihmë zanave rurale të varfra në qarkun e Dibrës.
Përveç Dibrës, ky projekt pritet të shtrihet edhe në qarkun e Elbasanit, Pollog dhe Pellagoni, duke shtuar vlerat për produktet ekzistuese tradicionale ushqimore dhe përmirësimin e imazhit, si destinacion tërheqës për turizmin rural.