Rama: Do ndalojmë ndërtimet në Berat, Gjirokastër, Krujë

2015-08-21 2

Kryeministri Rama ka deklaruar sot nga qyteti i Beratit se javën e ardhshme, Qeveria do të bllokojë dhe do të ndalojë çdo ndërtim të ri në qytetin e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, me qëllimin për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të trashëgimisë kulturore për të nisur më pas, kurimin e asaj që është rrënuar në vite.

Këtë deklaratë Rama e ka bërë gjatë ceremonisë së përurimit të rrugës së re pedonale, që lidh sheshin "Republika" - një financim ky i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Me këtë rast, këshilli bashkiak i Beratit, iu akordoi donatorëve të huaj, edhe tituj nderi të këtij qyteti.

beratKryeministri Rama tha: "Ky projekt është si dallëndyshja e parë dhe unë jam i kënaqur që ai lindi pikërisht këtu.