TIRANE - Sot 50 të rinj vullnetarë socialistë morën bursa falas për studimet në universitet.
Mes tyre ishte dhe vajza e Lirak Bejkos, Sara, ish të përndjekurit i cili ndërmori aktin e vetëdjegies gjatë grevës së urisë së ish të përndjekurve kundër qeverisë Berisha e cila nuk kompensonte vitet e burgut.
Bursat u shpërndanë nga ministri për Mirëqënien Socialie dhe Rininë, Erion Veliaj i cili në PS mban dhe postin e Sekretarit të Rinisë.
"Jemi partia e njerëzve mirënjohës dhe vlerëson këdo që ndihmuan në fitoren e kësaj qeverie"- tha Veliaj.
Të rinjtë kanë aplikuar në sekretariatin e rinisë në PS dhe pas verifikimi të kritereve janë përzgjedhur emrat e studentëve më të talentuar dhe në nevojë ekonomike.