Ministri i Jashtëm turk Davutoglu takon Metën, Ramën, Bushatin dhe Nishanin

2015-08-21 1

Në orën 10:00 ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe Ahmet Davutoglu dolën në një konferencë të përbashkët shtypi. "Do të hartohet një dokument i partneritetit strategjik që do bazohet mbi vlerat e përbashkëta që kanë dy vendet por dhe rajoni. "- tha Bushati. "Miqësia mes Shqipërisë e Turqisë është e qëndrueshme e do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Kam besim se ky bashkëpunim i ri do të thellohet edhe me qeverinë e re. Biseduam për hartimin e projektit të partneritetit strategjik dhe në të ardhmen do të hidhen hapat në këtë drejtim. Ky projekt është tepër i rëndësishëm dhe parashikon mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. "- tha ministri Davutoglu. Davutoglu zhvilloi sot takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e parlamentit Ilir Meta. "Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Davutoglu biseduan për zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta të dy kabineteve qeverisëse, si edhe për këshilltarët turq në fushat e energjisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe rendit publik që do të asistojnë nga afër sektorët përkatës."- thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë. GJatë takimi Rama falenderoi ministrin Davutoglu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe "theksoi se partneriteti strategjik mes dy vendeve do të forcojë më tej edhe bashkëpunimin në të ardhmen. " Ministri Davutoglu uroi Kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës së re në qeverisjen e vendit. Më parë Davutoglu zhvilloi një takim me kyetarin e Parlamentit Ilir Meta. Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit. Ministri i Jashtëm mësohet të ketë thënë se bashkëpunimi me Shqipërinë është "strategjik" dhe ka uruar Metën për funksionin e ri. Nga ana e tij kryetari i Parlamentit Ilir Meta vlerësoi miqësine dhe mbështetjen e popullit "vlla turk" dhe kërkoi "intensifikimin e marredhënieve parlamentare me Turqinë." Ai vlerësoi asistencen e eksperteve turq në zhvillimin e Shqiperisë. Dhe falenderoi Turqinë për rolin e saj në njohjet e Kosovës.