TIRANE- Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ndarë dhe "tortën" e pushtetit në nivelet e dyta të qeveriesjes.
Përpos Partisë bashkimit për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules, që ka marrë dy poste zv.ministrash, atë të Bujqësisë, Zhvillimit Rual ku emërohet Jani Babi dhe Administrimit të Ujërave si dhe të Mjedisit ku emërohet Oljana Prifti, si dhe një posti zv.ministri nga përfaqësuesit e ish-të përndjekurve politikë tek Mirëqenia Sociale dhe Rinisë ku emërohet Gentiana Sula, postetet e tjera i kanë marrë Rama e Meta.
Ndërkohë që partitë e tjera aleate, pra 34 parti, përfshirë këtu PKDSH e Mark Frrokut që ka një deputet, PSD e Skënder Gjinushit, PDS e Paskal Milos si dhe partitë e tjera me peshë elektorale, nuk kanë marrë asnjë post zv.ministri apo prefekti.