Uells, çifti vjedh çdo gjë në dhomën e hotelit, arrestohen

2015-08-21 0

Një çift të martuarish nga Port Tablot në Uells, kanë vjedhur dhomën e një hoteli me 5 yje ku kaluan natën. Laura dhe Christopher Barnett vodhën çdo gjë në dhomë duke filluar nga peshqirët, çarçafët egjiptian, jastëqet etj. Ata kaluan edhe televizorin nga dritarja e dhomës dhe e futën në makinë bashkë me gjërat e tjera.

Por pasi vodhën çdo gjë të mundshme dhe shkuan të paguanin te recepsioni, Christopher nuk pranoi të paguante për kanalet me pagesë që kishte parë, duke thënë se dhoma nuk kishte televizor.

Pikërisht në këtë moment, punonjësit e hotelit zbuluan se dhoma ku çifti kishte kaluar natën, ishte pothuajse bosh. Ata menjëherë lajmëruan policinë, të cilët arrestuan çiftin.