Festivali i Filmit, aktori italian rrëfen filmin e Amelios në "A1Report!"

2015-08-21 5

Edicioni i 6-të i festivalit ndërkombëtar të filmit që po zhvillohet në Durrës prej datës 2 deri në 6 tetor do të sjellë sot në orën 19:00 premierë, filmin ballkanik me pjesë të veçanta nga Shqipëria të regjizorit italian Xhani Amelio të titulluar "L`intrepido".

I ftuar në emisionin e mëngjesit "Rreze dielli" të "A1Report!" si protagonist i filmit, Gabriele Rendina, shpjegoi rolin e tij në film si muzikant dhe eksperiencën e tij të xhirimeve edhe në Shqipëri. "Regjizori Xhani Amelio kërkoi për rolin e birit të Antonio Albanezes, një muzikant të ri.

Ky ishte një zbulim i bukur për mua, sepse Shqipëria ka një histori të fqinjësisë së mirë me Italinë dhe erdha në Tiranë për të xhiruar në park dhe për të njohur muzikantë shqiptarë. Do doja të xhiroja më shumë, por qëndruam vetëm për disa ditë".

Free Traffic Exchange